75 Mall Live Search
13:04 / E Premte, 29 Tetor 2021 / B O

Juventus vendos për një transferim bombastik në janar, ofron 60 milionë euro

Juventusi ka hyrë në garë shumë seriozisht për transferimin e serbit Dusan Vlahovic. Ylli i Fiorentinës ka vendosur përfundimisht që të mos e vazhdojë kontratën me “Violan” dhe po kërkon skuadër të re.

Juventus ka nisur bisedimet me Fiorentinën për transferimin e Vlahovic në janar. Fiorentina po kërkon 60 milionë euro për sulmuesin, ndërsa Juventus ka ofruar 55 milionë.

Megjithatë, një marrëveshje mes skuadrave është afër dhe gjithçka pritet të vuloset në ditët në vijim./Indeksonline/