75 Mall Live Search
22:22 / E Shtunë, 30 Tetor 2021 / OSH

Urgjenca e Suharekës riktheu në jetë një person me arrest kardiak

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi ka njoftuar se një qyteti i është shpëtuar jeta pas një arresti kardiak.

E kjo ka ndodhur falë intervenimit të mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet.

“Kjo ekipe Urgjencës në QKMF-Suharekë, në krye me doktorin e ri dhe shumë profesional, Diar Kabashi, rikthyen në jetë një qytetar me arrest kardiak. Faleminderit për punën dhe profesionalizmin”, ka shkruar Kuqi në llogarinë e saj në Facebook.