75 Mall Live Search
15:20 / E Diele, 31 Tetor 2021 / MSH

Aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dyshohet se ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, më saktësisht tek Ura e Madhe.

Siç ka mësuar IndeksOnline, nga aksidenti ka të lënduar. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe emergjente.

Një nga të lenduarit është bartur me autoambulancë në spital.

 Aksidenti ka ndodhur në ora 14:45, ndërsa në të janë përfshirë dy vetura të tipit Volkswagen, ku njëra nga to ka dalur nga rruga.