75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / B O

Tifozët shkatërrojnë VAR-in, nuk iu pëlqeu vendimi i gjyqtarëve

Skena të çmendura janë parë mbrëmë në futbollin brazilian. Ndeshja mes Gremios e Palmeiras u ndërpre pasi tifozët u futën në fushë dhe shkatërruan sistemin VAR.

Krejt kjo ndodhi për shkak të pakënaqësive me vendimet e gjyqtarëve nga VAR.

Gremio me këtë disfatë rënditet e parafundit në ligë dhe rrezikon seriozisht rënien në një kategori më poshtë.

Pjesë e Gremios janë edhe ish-yjet e Bayern Munchen, Douglas Costa e Raphinha./Indeksonline/