75 Mall Live Search
14:16 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / B O

Si u vodhën katër lopë brenda nate në Gurrakoc të Istogut, hajnat në aksion, Policia në heshtje

Natën e 28 tetorit, hajnat kryen vjedhjen e radhës në Gurrakoc të Istogut. Familja Fetahaj ka qenë pre e dëmit të madh që iu shkaktua nga vjedhja që ndodhi afër qendrës së Gurrakocit.

Plot katër lopë janë vjedhur nga aksioni i vjedhjes që ka ndodhur nga ora 01:00 deri në orën 14:00 të mesnatës. Katër hajna shihen në video-kamerat në Gurrakoc ku shihet duke parakaluar në lagje të ndryshme, para se të futeshin në shtallën e familjes Fetahaj.

Janë bërë plot 24 orë që Indeksonline ka nisur pyetje në adresë të Policisë, por edhe pas 24 orësh ende asnjë përgjigje e vetme për këtë rast.

Indeksonline ka kontaktuar me familjen e dëmtuar dhe të njëjtit kanë konfirmuar se rasti është i lajmëruar në Polici.

Rastet e vjedhjes së bagëtive janë shpeshtuar shumë kohëve të fundit në Gurrakoc dhe në përgjithësi në komunën e Istogut.

Pak ditë më parë në familjen Bajramaj në Gurrakoc i është vjedhur pronarit lopa në stallë, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij./Indeksonline/