Fati i sjell ‘fat’ Barcelonës, Bayerni kalon në fazën tjetër

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Dynamo Kievi.
Katalonasit kanë mposhtur skuadrën ukrainase me rezultat minimal, 1-0, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ansu Fati në minutën e 70-të.
Ansu Fati's goal is global global global global global❤️💙
— Leo Messi (@Messi_10_30) November 2, 2021
pic.twitter.com/vfFRO9xAiK
Me këtë fitore, Barca ka grumbulluar 6 pikë dhe gjendet në vendin e dytë, gjashtë pikë më pak se Bayerni që tashmë e ka siguruar fazën tjetër.
Bavarezët kanë mposhtur Benficën me rezultat 5-2. /IndeksOnline/