75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / k.v

Ky është asamblisti më i votuar në Kosovë, ka mbi 3 mijë vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale.  

Sipas rezultateve, pas bartësve të listës, kandidati më i votuari në nivel vendi është serbi nga Mitrovica Veriore, Aleksandar Spiric, shkruan IndeksOnline.

Ai ka siguruar hiq më pak se 3.267 vota, gati edhe një herë më shumë se kandidati më i votuar shqiptar, Nora Kelmendi e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e cila ka marrë 1.883 vota.

Spiric kishte numrin 2 në listën e kandidatëve për asamble të “Listës Serbe” në Mitrovicës Veriore.

Të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatet e kumtuara dje nga KQZ kanë afat deri sot në orën 16:00 për të paraqitur ankesat e tyre./IndeksOnline/