75 Mall Live Search
15:54 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / B O

Arrestohen katër persona në Klinë, vodhën në një shkollë fillore

Stacioni Policor  në Klinë, me datë 03.11.2021, është informuar nga ankuesi, se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shkollën fillore “ Nëna Terezë” në fshatin Budisalc-Klinë, të cilët kishin vjedhur  pesë (5) nxehëse elektrike.

Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, pas një pune operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë, katër (4) persona të dyshuar, tre (3) nga ta persona të mitur.

 Të dyshuarit janë intervistuar, në prezencën e avokatit, prindërve dhe punëtorit social.

Të njëjtit e kanë pranuar se e kanë kryer veprën, ndërsa sendet e vjedhura i janë kthyer përfaqësuesit të shkollës.

  Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  të shtetit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë te rregullt.