75 Mall Live Search
16:00 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / k.v

Tetori/ 6 persona të vdekur në aksidente trafiku

Gjatë muajit tetor 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën gjashtë persona në aksidente të trafikut.

Sipas policisë, viktimë ishin 4 shoferë, 1 pasagjer dhe 1 këmbësor, transmeton IndeksOnline.

Policia e Kosovës ka apeluar tek pjesëmarrësit që te kenë kujdes.

Sipas tyre, aksidentet nuk ndodhin, ato, thjesht shkaktohen./IndeksOnline/