75 Mall Live Search
19:04 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / MSH

Përfundon drama në Karagaq, triumfojnë Plisat

Ka përfunduar ndeshja mes KB Pejës dhe KB Sigal Prishtinës me rezultat 86-93.

Drama në Karagaq nxori fitues bardh e kaltrit të cilët nuk e paten lehtë kundër ekipit pejan.

Te nikoqirët u vërejt dukshëm mungesa e Henrik Širkot, i cili u suspendua ditë më parë nga skuadra.

Çereku i parë përfundoi me rezultat 19-24, ndërsa Sigal Prishtina shkoi në pushim të pjesës së parë prapë duke qenë në epërsi (41-45).

Çereku i tretë ishte dukshëm më i mirë për kryeqytetasit, të cilët ishin në epërsi prej 10 pikësh (63-73).

Ndonëse pejanasit u munduan të përmbysin rezultatin, ata nuk ia dolën, duke shënuar kështu humbjen e tretë me radhë.

Ylli i kësaj ndeshjeje ishte pejani Dardan Berisha, me 27 pikë.

Ndërkaq nga banka e Sigal Prishtinës shkelqeu amerikani Wendell Mitchell me 24 pikë.

Xhiron e radhës, KB Peja do të udhëtojë në Rahovec për t’u takuar me KB Rahovecin në “Mizair Isma”.

Ndërkaq, KB Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e KB Bashkimit në Pallatin e Rinisë.