75 Mall Live Search
12:11 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / OSH

Të dielën mbahet gara e madhe e “Motocrossit” në Suharekë

Motoristët e Therandës në bashkëpunim me Federatën e Motoçiklizmit të Kosoves të dielën do të organizojnë gara në këtë sport nga ora 10:00.

Garuesit do të jenë vetëm në“Enduro”, ku do të përballen me sfida të ndryshme. Garuesit më të mirë do të fitojnë shpërblime të ndryshme.

“Theranda Motocross” që është organizatore e kësaj gare ka kërkuar nga pjesëmarrësit që të respektojnë masat e Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit.

Këto gara zakonisht mbahen në vendet afër bjeshkëve, pasi është teren i përshtatshëm për këtë sport.