Mesut Ozil takohet me presidentin “e tij”, gjermanët nuk e presin mirë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/252478804_209692524631383_4418886060163554648_n.jpg)
Mesut Ozil ka shkaktuar reagimin e fortë të mediave gjermane, pas postimit të një fotografie me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Mesfushori gjerman, me origjinë turke, i cili tashmë luan te Fenerbahce, postoi një foto nga takimi ku shkruante “diskutime për futbollin me presidentin tonë Erdogan”.
33-vjeçari e postoi foton në rrjetet e tij sociale pas një takimi me presidentin turk dhe analistin dhe ish-futbollistin Ridvan Dilmen.
Ozil është kritikuar edhe më parë për publikimin e fotografive me Erdogan, si në vitin 2018, para nisjes së Botërorit rus, ndërsa presidenti ishte i ftuar edhe në dasmën e futbollistit. Pas eliminimit të Gjermanisë që në fazën e grupeve të Botërorit, Ozil akuzoi se ai ishte diskriminuar për shkak të origjinës turke.