75 Mall Live Search
15:27 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / MSH

City deklason United në derbin e Manchesterit

Manchester City ka mposhtur Manchester United në Old Trafford me rezultat 0-2.

Goli i parë shkoi në favor të Cityt si pasojë e një gabimi të Eric Bailly, i cili shënoi autogolë në minutën e shtatë, shkruan Indeksonline.

Pak sekonda para se të përfundojë pjesa e parë, Bernardo Silva thëllon epersinë e Cityt, duke tundur portën e de Geas.

Pas kësaj fitore, Manchester City merr primatin e tabeles në Premiere League, me 26 pikë. Ndërkaq, Manchester United qëndron në pozitën e pestë, e cila i cenohet nga Arsenali.