Aksident i rëndë, rrotullohet vetura në rrugën Viti-Kllokot

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para rreth orës 15:00 në rrugën Viti-Kllokot.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vend i ngjarjes.
Sipas pamjeve, një veturë është rrotulluar në rrugë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe po merret me rastin.
Nuk dihet nëse ka të lënduar./IndeksOnline/