Zyrtare: Shevchenko aderon në Genoa

Ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës nga Serie A, Genoa.
Kjo është zyrtarizuar edhe nga vet klubi italian, që zgjodhi Twitter-in për t’i uruar mirëseardhjen.
Dje, Genoa njoftoi shkarkimin e Ballardinit nga posti i trajnerit.
Shevchenko do të jetë pjesë e Genoas deri në vitin 2024.
Për pesë vite, Shevchenko ishte përzgjedhës i ekipit kombëtar të Ukrainës.