Fejohet Robin Krasniqi, kjo është e dashura e tij bukuroshe

Haxhi “Robin” Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë.
Boksieri kosovar, pas dështimit të lidhjes me modelen Heidi Lushtaku, ka vendosur t’i çojë gjërat në një tjetër nivel me të dashurën e tij, po ashtu modele, Marigona Krasniqi.

Robini, kësaj të fundit, i ka propozuar martesë, ndonëse nuk kanë pranuar t’a bëjnë shumë bujë këtë risi.
Modelja kosovare, Marigona Krasniqi, ka ndarë një fotografi të dorës së saj, ku shihet shumë pak unaza e fejesës.

Ajo për Magazina.al ka konfirmuar fejesën dhe ka refuzuar të japë më shumë detaje.