75 Mall Live Search
22:33 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / AR

Art me drita në Oslo, festival për të pritur me optimizëm dëborën

Një festival dritash për të pritur dimrin e gjatë në Norvegji.

Kryeqyteti norvegjez, Oslo shkëlqen nga veprat e artistëve, që ky aktivitet i veçantë i bëri bashkë.

Në port dhe sheshin kryesor u projektuan dhe instaluan krijime bashkëkohore, që ndër të tjera nënkuptojnë mesazhe për problemet, me të cilat përballet bota në këtë moment.

Artisti Nicolas Paolozzi, tha se drita është ” sinjali në errësirë ​​që kaq shumë u duhet njerëzve”.

Festivali i Dritës erdhi si iniciativë e artistëve, me dëshirën për të nxjerrë njerëzit dhe artin në rrugë në kohën e errët të vitit, përpara se bora të mbulojë qytetin të detyrojë banorët të kalojnë pjesën më të madhe të ditës në shtëpi, raporton tch.

Ky është edicioni i dytë i festivalit, ndërsa organizatorët synojnë që vitin tjetër të ftojnë artistë të njohur ndërkombëtarë në skenën e artit bashkëkohor.