75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / k.v

Arrestohet për shantazh një person në Pejë

Është arrestuar një person në Pejë për shkak të dyshimit se e kishte shantazhuar një femër, me të cilën kishte qenë në lidhje, transmeton IndeksOnline.

Sipas viktimës, i dyshuari me një mjet të mprehtë, asaj  i kishte shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit dhe e njëjta është dërguar në ekzaminim mjekësor.

Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj dhe nuk ja kishte kthyer.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/