17:00 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pacolli: Përkundër marrëveshjeve të fshehta, koalicioni ynë triumfoi në Prishtinë

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, njëherësh partner i koalicionit me Vetëvendosjen, Selim Pacolli, në rrjetin social facebook ka uruar fitoren e Shpend Ahmetit për herë të dytë në Prishtinë.

Pacolli ka thënë se Vetëvendosje triumfoi përkundër propagandës, prapaskenave e presioneve të shumta për të deformuar vullnetin e qytetarit.

“Sot po hapet një etapë e re për kryeqytetin”, është shprehur Pacolli.

Ky është postimi i plotë:

Ja dolëm! Koalicioni ynë me Lëvizjen Vetëvendosje triumfoi në Prishtinë përkundër marrëveshjeve të fshehta në prapaskena, presioneve, propagandës dhe formave të tjera që u përdorën për të deformuar vullnetin e qytetarit!

Sot, dua të uroj gjithë qytetarët për këtë rezultat , pa i harruar të gjithë aktivistët për punën e tyre të palodhshme.

Pas katër viteve ku shumë gjëra duhej të viheshin në binarë si pasojë e 14 viteve paraprake, tashmë hapet një etapë e re për kryeqytetin, një etapë ku energjia dhe përkushtimi përqendrohet me kapacitet të plotë vetëm në punë të prekshme për jetën e përditshme të qytetarit, pjesë për të cilën unë dhe ekipi i AKR-së jemi më gati se kurrë për të dhënë kontributin e nevojshëm.

Përpara Prishtinë!