75 Mall Live Search
15:05 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / k.v

Lladrovci shpërndanë një mezash të Kadri Veselit i cili e lavdëron atë për performancën e mirë si kryetar (Video)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK, ka postuar një deklaratë të ish kryetarit të partisë, Kadri Veseli, i cili sipas tij po mbahet padrejtësisht në Hagë.

Në deklaratë, Veseli dëgjohet teksa flet për punën e mirë të Ramiz Lladrovcit si kryetar komune.

Statusi i Lladrovcit bashkë me video:

Mesazhe që nuk harrohen!

Ju ftoj ta ndiqni mesazhin e Kadri Veselit, liderit tonë që padrejtësisht nuk është me ne, më 29 shtator 2020. Z. Veseli vlerëson punën kur jemi renditur komuna e parë në Kosovë, për qeverisjen demokratike, transparencë dhe performancën më të mirë komunale.

Ky vlerësim nga z. Kadri Veseli, është i paharrueshëm, për mua ishte vlerësimi më i rëndësishëm për punën e madhe që kishim bërë me qytetarët e komunës së Drenasit, vazhdojmë së bashku.

Bashkë për Drenasin!

#PDK #177