75 Mall Live Search
15:22 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / MSH

ShBA hap kufijtë për vizitorët e vaksinuar

Pas pothuajse 20 muajsh ndalimi të hyrjes, Shtetet e Bashkuara kanë hapur kufijtë për vizitorët e huaj të vaksinuar, shkruan BBC.

Ky ndalim ishte vendosur nga ish-presidenti Donald Trump, si masë parandaluese nga COVID-19, transmeton Indeksonline.

Kjo masë kishte prekur të gjithë qytetarët jo-amerikanë, duke e bllokuar kështu edhe turizmin në ShBA.

Me këtë lirim të masave, aeroportet e Shteteve të Bashkuara pritet të vershohen nga vizitorët, të cilët duhet të jenë të vaksinuar me dy doza vaksine anti-COVID dhe t’i nënshtrohen testimit për SARS-CoV-2.

Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit korona, Shtetet e Bashkuara kishin mbyllur kufijtë së pari për udhëtarët nga Kina, në fillim të vitit 2020.

Kufizimet u shtrinë më vonë edhe në shtete të tjera.

United Airlines thotë se pret një rritje prej 50% të pasagjerëve ndërkombëtarë, ndërsa shefi ekzekutiv i Delta Airlines paralajmëroi udhëtarët të presin radhë.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian rekomandon që amerikanëve t’u lejohet udhëtimi nga qershori.