75 Mall Live Search
22:16 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / B XH

Trump jep detaje të reja : Marrëveshja me Iranin e shkëlqyer, do të nënshkruhet në Evropë

Presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar sërish lidhur me marrëveshjen me Iranin, që sipas tij, mund të finalizohet së shpejti.

Pas vendimit për t’i anuluar sulmet e sotme ndaj Teheranit, Trump ka folur për një “marrëveshje të shkëlqyer” që sipas tij, do të mund t’i jepte fund luftës me Iranin.

Ai ka thënë se marrëveshja do të finalizohet në ditët në vijim, derisa ka shtuar se ajo mund të nënshkruhet në një ceremoni që mund të zhvillohet në Evropë, raporton CNN.

Trump ka thënë se në këtë ceremoni nënshkrimi do të merrte pjesë zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance.

“Dokumentet janë mjaft në formë përfundimtare, kështu që do ta shohim. Kjo duhet të bëhet shumë shpejt,”, ka thënë Trump gjatë një eventi në Zyrën Ovale të enjten.

Lidhur me këtë, ai ka thënë se ka folur me një numër udhëheqësish, përfshirë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe krerët e vendeve të Gjirit.