75 Mall Live Search
10:36 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / B O

Çfarë paraqitje, Curry realizon 50 pikë e 10 asiste në NBA

Stephen Curry vendosi rekordin e sezonit të NBA duke shënuar 50 pikë mbrëmë ndaj Atlanas. Ylli i Golden State ishte i pandalshëm dhe udhëhoqi Warriors në përmbysjen ndaj Hawks.

50 pikë dhe 10 asiste ishte bilanci i Curryt në fitoren 127-113 të Golden State. Kjo është hera e dhjetë që Stephen Curry arrin shifrën e 50 pikëve në NBA. Rekordi i tij qëndron në 62 pikë më 3 janar 2021 kundër Portland.

Me këtë fitore, Golden State e konsolidon pozitën e liderit në Konferencën Përëndimore.

Curry u bë lojtari i parë që arriti shifrën e 50 pikëve në NBA këtë sezon, duke thyer rekordin e mbajtur nga anësori i Bostonit Jaylen Brown (46 pikë)./Indeksonline/