75 Mall Live Search
14:08 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / k.v

Aksident trafiku në Arllat, vetura e dëmtuar mbetet në mes të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Arllat të Drenasit.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihet një veturë e dëmtuar në mes të rrugës.

Në vendin e aksidentit është shfaqur menjëherë policia e trafikut e cila është marrë me rastin.

Nuk është raportuar për të lënduar./IndeksOnline/