75 Mall Live Search
18:49 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Digjet autobusi me shqiptarë

Një autobus shqiptar me pasagjerë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Istmo të Korinthit në Greqi.

Autobusi është djegur plotësisht, por fatmirësisht rreth 30 pasagjerë që ishin në të kanë mundur të shpëtojnë pa u lënduar, raportojnë mediat lokale.

Shkaqet e rënies së zjarrit në autobus janë ende të paqarta.