Lëndohet Chiellini, largohet nga grumbullimi me Italinë

Kombëtarja e Italisë të premten përballet me Zvicrën në sfifën vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror, Katar 2022.
Para kësaj ndeshje të rëndësishme, italianët kanë shumë futbollistë të lënduar.
Pas lëndimeve të Ciro Immobile, Nicolo Zaniolo, Lorenzo Pellegrinit tani listës i është shtuar edhe kapiteni Giorgio Chiellini.
Chiellini pësoi një lëndim në stërvitje dhe tashmë është larguar nga grumbullimi i Kombëtares.
Shumë mungesa për Roberto Mancininc para një dueli shumë të rëndësishëm, që mund të jetë përcaktues për kualifikim.
Ndërkohë Leonardo Bonucci dhe Nicolo Barella janë rikthyer në stërvitje me grupin dhe pritet të startojnë nga fillimi të premten.