Plani 8 vjeçar për Lagjen Kalabria, merret një vendim i rëndësishëm

Asembleistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta ka njoftuar marrjen e një vendimi të rëndësishëm dje në seancën e Kuvendit Komunal.
Bejta ka njoftuar miratimin e propozimvendimit të Planit Rrregullues për Lagjen Kalabria.
“Dje në seancën e Kuvendit Komunal është miratuar Propozimvendimi i Planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria” 2021-2029.
Duke u thirrur në parimin e barazisë vendosëm që koeficienti i ndërtimit dhe etazhiteti të jetë i njëjtë (2.4)për të tërë lagjjen dhe jo ndryshe-ndryshe siç ishte” shkruan Bejta në njoftim./Indeksonline/
