Vdes FW de Klerk, ish-presidenti i Afrikës së Jugut

Frederik Willem de Klerk, ish-presidenti i Afrikës së Jugut ka vdekur në moshën 85-vjeçare.
Ai ishte diagnostikuar me kancer këtë vit, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Ai ishte kreu i shtetit nga shtatori 1989 deri në maj 1994.
Një deklaratë nga Fondacioni FW de Klerk i ish-presidentit, u tha se ai vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Cape Town pas luftës kundër kancerit.
De Klerk ka lënë pas gruan e tij Elita, fëmijët e tij Jan dhe Susan dhe nipërit e tij, thuhet në deklaratë./Indeksonline/
