Ahmeti thotë se shkolla e re në Veternik do të jetë më e mira në Kosovë!

Ka përfunduar procedura e ndërtimit të tri shkollave nga Partneriteti Publiko-Privat.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se kjo procedurë parashihej të zgjaste një vit, por që në fakt zgjati 4 vite e gjysmë për shkak të vonesave jashtëligjore nga Qeveria.
Sipas Ahmetit, këto tri shkolla do të ndërtohen në lagjet: Sofali, Veternik dhe Mat.
Ai ka shtuar se shkolla që do të ndërtohet në Veternik, do të jetë më e mira në Republikën e Kosovës.
Kjo është deklarata e plotë e tij:
pas 4 viteve e gjysmë këtë javë përfundon procedura e gjatë të ndërtimit të tri shkollave me PPP. Një procedurë që duhet të zgjasë 1 vit ka zgjatur 4 vite e gjysmë për shkak të vonesave jashtëligjore nga qeveritë e RKS – ku ka qenë edhe VV edhe LDK. Tri shkollat do të ndërtohen në Sofali, Veternik dhe Mat. E katërta kryhet shpejte për shkak të hulumtimeve të kërkuara nga Banka Botërore për tokën në Arbëri.
ndërtimi fillon shpejtë dhe shkolla në Veternik do të jetë shkolla më e mirë në Republikën e Kosovës. Këto marrin rreth 3.5 milion në vit nga Komuna.