75 Mall Live Search
22:51 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / OSH

Emigrantët ngrijnë deri në vdekje në kufirin Bjellorusi-Polon

BBC ka marrë prononcime nga emigrantët që thonë se janë dëbuar ilegalisht nga Bashkimi Evropian dhe nga trupat kufitare polake.

Pranë kufirit midis Bjellorusisë dhe Polonisë, korrespondenti i BBC-së për Evropën, Nick Beake, gjeti emigrantë të bllokuar në një pyll, me temperaturat që gjatë natës biejnë afër ngrirjes. Mësohet se të paktën katër persona kanë vdekur.

Anëtaret e BE-së, Polonia, Letonia dhe Lituania kanë shpallur secila gjendje të jashtëzakonshme mes mijëra njerëzve që përpiqen të kalojnë nga Bjellorusia. BE-ja ka akuzuar presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për përdorimin e emigrantëve si armë, ndërsa Polonia ka ndaluar punonjësit e ndihmës dhe gazetarët nga zona kufitare.