75 Mall Live Search
08:48 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / OSH

Aksidenti në Vranjefc, lëndohen tetë persona

IndeksOnline mbrëmë raportoi për një aksident të rëndë në komunën e Prishtinës, saktësishit në lagjen “Kodra e Trimave”.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri automjete, ku si pasojë u lënduan tetë persona.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 22:30,  në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje.

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar tetë persona dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/