75 Mall Live Search
12:27 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / OSH

LVV: Kadri Rahimaj është i lidhur fort me VETËVENDOSJE!-n dhe Dardanën, më 14 nëntor do festojmë!

Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Kadri Rahimajn, ka marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 nëntor,shkruan IndeksOnline.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Rahimajn e karakterizon sinqeriteti, dashuria dhe këmbëngulësia.

Njoftimi:

Sinqeriteti, dashuria dhe këmbëngulësia për Dardanën, e kanë bërë Kadri Rahimajn zgjidhje për Kryetar.

I qetë dhe i dashur me qytetarë, modest dhe i ndershëm para tyre, profesionist dhe i përkushtuar për ta, Kadri Rahimaj ka dëshmuar që mbi arrogancën dhe smirën e kundërshtarit mund të prezantohet një program qeverisës që i jep zgjidhje problemeve të shumta të Dardanës.

Kadri Rahimaj është i lidhur fort me VETËVENDOSJE!-n dhe Dardanën, e këtë lidhje do e zhvillojë tutje edhe në qeverisjen e tij, për të gjithë e pa dallime.

Me 14 nëntor, me numrin 144 fitojmë në Dardanë, dhe festojmë Kryetarin e ri, Kadri Rahimaj.