Pas daljes nga Big Brother, Graniti tregon premtimin që ia kërkoi Fifit

Granit Cana është eliminuar mbrëmë nga Big Brother VIP.
Pas daljes nga ky program, Graniti ka treguar dhe kërkesën e fundit që ia kishte bërë Fifit, me të cilën kishte më së shumti afërsi. Madje, afrimiteti mes tyre kishte ngritur dyshime se ata do të jenë çifti i parë i Big Brother.
Ai tha se ndjen dhimbje pak pas daljes nga ky program, duke thënë se ishin bërë si familje.
I pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se kujt ia uron fitoren, Graniti tregoi se i ka kërkuar Fifit që t’i premtojë se do të dalë fituese.
“Realisht është pak e dhimbshme, sepse jemi hy në muajin e dytë dhe jemi bërë si një lloj familje, pavarësisht çka ka ndodh. M’vjen keq nëse kom thanë diçka që e kom ba dikënd me u ndi keq dhe i kërkoi falje”, tha Graniti