Kosova shpreson për fitore ngushëlluese ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet sonte me Greqinë në Athinë.
Ndeshja, e cila do të organizohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Katar 2022, për Kosovën është vetëm ndeshje ngushëlluese.
Kjo pasi përfaqësuesja numëron 5 ndeshje të humbura, duke qëndruar kështu në fund të tabelës së grupti B.
Në anën tjetër, Greqia ka kaluar në një formë shumë të mirë në këtë kualifikatore, duke u radhitur e treta në grup, pas Spanjës dhe Suedisë.
Ndeshja do të zhvillohet në ora 20:45, ndërsa futbollistët kosovarë dëshirojnë të nxjerrin 3 pikë nga kjo përballje, për hir të ngritjes së moralit në këtë Botëror./Indeksonline