75 Mall Live Search
13:58 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / OSH

Britma në qendrën e votimit në Viti, qytetari arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar në një qendër të votimit në komunën e Vitisë.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke e vendosur në pranga të dyshuarin.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.

Ai ka bërtitur dhe i ka shqetësuar personat në këtë qendër të votimit.