Xhafer Tahiri pranon disfatën, uron Ferit Idrizin

Xhafer Tahiri ka pranuar humbjen në Komunën e Vushtrrisë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar Feriz Idrizin.
“Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri”, ka shkuar ai, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.
Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.
Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj.
E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë.
Shihemi në beteja të reja politike.
Me respekt,
Xhafer Tahiri