PDK i reagon Qemajl Aliut i cili tha se pas 22 vitesh, Shtimja është përsëri e lirë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar, kryetarit të zgjedhur të Shtimes, Qemajl Aliu, i cili tha se pas 22 vitesh, Shtimja është përsëri e lirë.
Çitaku në Facebook ka shkruar se Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar dhe se Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burrë kanë luftuar dhe e kanë çliruar Shtimen dhe mbarë Kosovën.
Postimi i plotw i Çitakut:
Jo kryetar. Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar. Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar Shtimen dhe mbarë Kosovën.
Në Shtime ka ndodhur një rrotacion demokratik. Aq.