75 Mall Live Search
11:47 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / B O

Kirurgu i njohur do të jetë ministër i Shëndetësisë, Kurti pas pak njofton emërimin

Kryeministri Kurti ka thirrur konferencë për media. Indeksonline merr vesh se në konferencë do të zyrtarizohet emri i ministrit të ri të Shëndetësisë.

Rifat Latifi pritet të emërohet si pasardhës i Arben Vitisë në këtë detyrë, ndërsa ushtruese detyre është Dafina Gexha.

Latifi njihet si kirurg i famshëm në SHBA ku jeton e vepron që shumë vite.

Rifat Latifi është themelues i Kongresit të Parë Klinik, i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës./Indeksonline/