Enver Hoxhaj bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është zgjedhur sot nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me 80 vota pro dhe asnjë kundër Hoxhaj do të ushtrojë postin e nënkryetarit të Kuvendit gjatë kësaj legjislature.
Në të kaluarën, Hoxhaj ishte ministër i Punëve të Jashtme ndërsa për një kohë edhe ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së./IndeksOnline/