75 Mall Live Search
13:41 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / MSH

PSG luan sonte, Ramos prapë lihet jashtë formacionit

Ish kapiteni i real Madridit, Sergio Ramos, ende nuk ka debutuar me klubin e ri, Paris Saint Germain.

Lëndimet e kanë penalizuar spanjollin, por që nuk e kanë lënë larg fushës së blertë.

Në javën e fundit ai është stërvitur me intensitet me pjesën tjetër të ekipit, por pavarësisht kësaj, ai s’do të luajë sonte në ndeshjen kundër Nantes.

Selektori i PSG-së, Mauricio Pochettino, nuk e ka ftuar spanjolin në ndeshjen e sontme.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Ramos të veshë fanelën e PSG-së për t’u inkuadruar në ndeshjen e mesjavës kundër Manchester Cityt, në kuadër të Ligës së Kampionëve./Indeksonline