United në disavantazh ndaj Watfordit

Manchester United është duke u ndodhur në disavantazh në ndeshjen që është duke e zhvilluar si mysafir i Watfordit.
Sulmuesi norvegjez Joshua King ka zhbllokuar sfidën duke realizuar gol në minutën e 28-të nga një asistim i Emmanuel Dennis.
Për të parë golin e King – VIDEO
Watford kishin shansin që të dilnin në epërsi që në minutën e 11-të, megjithatë Ismaila Sarr gaboi nga pika e penalltisë pasi atë e priti David De Gea.