75 Mall Live Search
18:11 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / OSH

” Me nusen”, Robin Krasniqi publikon foton e parë me bashkëshorten

Robin Krasniqi tanimë nuk është mashkull beqar.

Boksieri i famshëm kosovar me famë botërore i ka dhënë dje fund beqarisë duke u martuar me modelen Marigona Krasniqin.

Ani pse fillimisht Marigona e kishe mohuar lidhjen e tyre, tanimë çdo gjë është e konfirmuar.

Ata menjëherë pas martesës kanë filluar të postojnë foto të ndryshme në instagram duke i bërë edhe dedikime të ëmbla njëri-tjetrit.

Në disa postime që kanë bërë mbrëmë, ata i janë referuar njëri-tjetrit si burrë dhe grua, duke thënë se të tillë janë që nga dita e djeshme.

“Me burrin tash e tutje”, ka shkruar modelja në një postim ku shihet përkrah boksierit, ndërsa ky i fundit e quajti nuse.