Rrëfimi i pabesueshëm i shokut të skuadrës: Balotelli i ndiqte njerëzit për t’iu vënë flakën

Simon Skrabb, i cili ndau dhomën e zhveshjes te Brescia me SuperMarion deri sezonin e kaluar, ka rrëfyer një sfond vërtet të jashtëzakonshëm nga eksperienca me sulmuesin kontravers italian.
“Te Brescia askush nuk fliste anglisht dhe herën e parë kisha Mario Balotellin për përkthyes, – tha ai për “Expressen”. – Mbaj mend që në fillim ishte e gjitha e pabesueshme.
Kur mbërrita ishte një dimër i bukur, debutova kundër Milanit dhe u kualifikuam me Finlandën në Kampionatin Evropian. Më pas erdhi Covid-19 dhe gjithçka ndryshoi”.
Lidhur me Balotellin, finlandezi shton më tej: “Menjëherë mendova se ishte një djalë i mirë. Në fillim ishte një lloj kapiteni për ekipin. Më pas erdhi bllokimi prej pandemisë dhe u zhduk pak.
Ishte shumë e çuditshme, sepse kishte raste kur i ndiqte njerëzit me çakmakë dhe llak flokësh në dorë për t’iu vënë flakën. Nuk e dinit kurrë se çfarë mund të shpikte ai njeri”.