Estrada shqiptare shprehin ngushëllime për aksidentin tragjik në Bullgari

Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Sofje të Bullgarisë, ku mbeten të vdekur 45 shqiptar të Maqedonisë së Veriut, shumica e artistëve shqiptar kanë shprehur ngushëllime.
Përmes platformave në rrjetet sociale, ata janë lutur që të shërohen të aksidentuarit, shkruan Indeksonline.
Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Yll Limani, Tayna, Blero, Adrian Gaxha, Don Xhoni, Korab Shaqiri, Ledri Vula, Shkurte Gashi janë disa nga emrat të cilët u solidarizuan me të afërmit e viktimave./Indeksonline/









