75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / LB

Meta dhe Limaj flasin për rritjen e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në vazhdën e takimeve të tij me liderët politikë dhe partiakë në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Meta dhe Limaj kanë bashkëbiseduar për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalojnë Kosova dhe Shqipëria.

Të dy diskutuan edhe për nevojën e domosdoshme të rritjes së bashkëpunimit dhe harmonizimit të qëndrimeve të institucioneve tona, lidhur me projektet që janë me rëndësi dhe në interes të qytetarëve të dy vendeve tona.

Në fund të takimit, Limaj e ka uruar presidentin Meta dhe gjithë popullin shqiptar për festat e nëntorit.