Vazhdon vaksinimi anti-COVID në shkolla/ Nesër në Shkollën e Mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë po vazhdon vaksinimet kundër COVID-19 nëpër vende të ndryshme të Kosovës.
Pas vaksinimit të nxënësve në gjimnazin “Ahmet Gashi” sot e atë “Xhevdet Doda” dje, radhën e ka Shkolla e Mesme “Eqrem Qabej”.
“Vaksinimi bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës dhe zhvillohet nga ora 08:00 në mjediset e kësaj shkolle” thuhet në njoftimin e MSh-së.
Sipas Ministrisë, prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin, sikurse edhe mediat.