75 Mall Live Search
19:22 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / MSH

Visari kthehet në Big Brother VIP?

Visar Kalludra është një emër i njohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm për shkak se është pjesë e medieve.

Prezantuesi kosovar ka qenë edhe pjesë e edicionit të shtatë të Big Brother Albania, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, ky i fundit si duket do të kthehet përsëri në shtëpinë e famshme, kësaj radhe si VIP.

Dyshimet i ka ngjallur vetë Kalludra, duke shpërndarë një fotografi në Instagram me mbishkrimin: “Ju ftoj te perkrahni banorin me te ri ne BigbrotherAlbaniavip i cili do te futet ne shtepi se jashte shume mrazz (moti i lige dhe temperatura te uleta)”.

Nuk dihet ende nëse Visari ka bërë shaka apo me të vërtetë do të kthehet në Big Brother.

Hyrja e tij në BBV do t’i mundësonte të takonte një “mik të vjetër”.

Bëhet fjalë për Meridian Ramçajn, i cili po ashtu ishte në Big Brother Albania 7, dhe ka hyrë përsëri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mbetet të shihet në puntatën e ardhshme të emisionit, meqë janë edhe dy vende të lira për banorë të rinj.