River Plate fiton titullin e 37-të tre javë para fundit, me një “poker” golash

Me 52 pikë të grumbulluara në 22 javë, River Plate fituan zyrtarisht titullin 37-të kampion në Argjentinë tre javë para fundit të sezonit.
Për të ngritur trofeun në vitin e 120-vjetorit të themelimit të klubit para tifozerisë së tyre, River Plate ia doli të mposhte me rezultatin e thellë 4-0 Racing Club në stadiumin Monumental në Buenos Aires.
Një ndeshje e dominuar që në fillim nga skuadra e Marcelo Gallardos që ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Argjentinë për meritë edhe të Julian Alavarez talentit që po çmend klubet e mëdha të Europës dhe që ndaj Racing Club shënoi golin e tij të 17-të në kampionat ku numëron edhe 5 asiste.
Në përfundim të sfidës ndaj Racing, Los Millinarios morën në duar edhe trofeun e kampionët duke festuar me tifozët e tyre titullin numër 37-të. /IndeksOnline/
¡¡¡CAMPEONES!!! 🏆
— River Plate (@RiverPlate) November 26, 2021
¡River suma su 36° Campeonato Profesional de Primera División!#RiverCampeón3G ⚪❤⚪ pic.twitter.com/xYKwJTgFyk