Dalin pamjet e përplasjes së Ronaldos me bashkëlojtarët e Juventusit pas pjesës së parë kundër Portos në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi në drejtim të Manchester United gjatë verës së kaluar.
Sulmuesi portugez duket se nuk ishte aspak i kënaqur te Zonja e Vjetër, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Ndeshja në mes Juventusit dhe Portos në “Alianz Stadium” ishte shumë e tensionuar brenda dhomave të zhveshjes, me Ronaldon protagonist të një përplasje.

Pas pjesës së parë, Porto ishte në epërsi minimale, derisa rezultati i përgjithshëm ishte 3-1 në favor të skuadrës portugeze.
Me të përfunduar pjesa e parë, Ronaldo filloi acarimin duke ngritur zërin karshi bashkëlojtarëve, në një debat ku u përfshi edhe Cuadrado.
Shkëmbimi i fjalëve mes Cuadrados dhe Ronaldos
Ronaldo: “Duhet të punojmë më shumë. Çfarë dreqi! Nuk luajtëm fare! Asnjëri!”
Cuadrado: “Mos u shqetëso”.
Ronaldo: “Kemi luajtur si m*t*, gjithmonë!”.
Cuadrado: “Duhet të jesh shembull për të gjithë”.
Ronaldo: “Edhe unë jam i përfshirë. Duhet t’i themi njëri-tjetrit të vërtetën, ne luajtëm si m*t*. Kjo është një ndeshje e Ligës së Kampionëve, duhet të kemi personalitet”.
Pas kësaj, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, kërkon t’i qetësojë gjërat, duke ndërhyrë.

“Mjaft, le të shkojmë. Mjaft, Cris. Mjaft, Juan. Duhet të jemi të qetë dhe të durueshëm. Do të vazhdojmë në këtë frymë, por pa u grindur, me qëndrimi i dikujt që dëshiron të fitojë”, dëgjohet trajneri italian.
Juventusi nuk arriti të kualifikohej në fazën tjetër derisa Cristiano Ronaldo priti verën për tu larguar nga Torino. /IndeksOnline/
La discusión que tuvieron Cristiano Ronaldo y Juan Guillermo Cuadrado cuando fueron compañeros en la Juventus 😲
— Múnera Eastman Radio (@RadioMunera) November 25, 2021
🎥 las imágenes corresponden al documental Juventus All or Nothing pic.twitter.com/boPd4JHaLK