75 Mall Live Search
14:23 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / B O

Kryhet operacion i rrallë në QKUK, tek një paciente 30 vjeçare

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim kirurgjik te një paciente e moshës 30 vjeçare, të cilës i janë larguar një numër i madh i gurëve nga veshka e djathtë.

Ekipi operator, i përbërë nga urologë, anesteziologë dhe instrumentrlë, ka kryer me sukses intervenimin kirurgjik, pas të dhënave imazherike, që vërtetonin praninë e gurëve në regjionin lumbal të djathtë.

Gjendja shëndetësore e pacientes është e mirë dhe së shpejti pritet të lirohet për në shtëpi.